A do ta pranonit postin e Presidentit? Vox Pop: Të jetë dikush që nuk vuan nga Edvinofobia
Po kërkohet një President! Nëse ju ofrohet juve ky post, a do ta pranonit? Si mendoni a e ka seriozisht Edi Rama kur thotë se po konsultohet për të zgjedhur një president? Kjo ishte tema për ditën e sotme në rubrikën Vox Pop më Enkin në emisionin "Ditë e Re", në Rtv Ora.
Qytetarët thonë se presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli dhe kandidati nuk mund të jetë nga populli. Presidenti vendoset nga politikanët dhe janë ata që e kanë vendosur se kush do të jetë president. Ndërsa ka disa të tjerë që thonë se edhe ne si populli i thjeshtë mund të bëhemi president, pse jo.
Ja çfarë thonë qytetarët:
" Në asnjë mënyrë, ai që duhet të shkoj atje është ai që ka shkatërruar Shqipërinë, në atë post duhet të shkoj Sali Berisha, ta shkatërroj të gjithë vendin"
" President nuk duhet të vendosët askush tjetër, veçse Edi Rama se vetëm kjo gjë i ka ngelur pa bërë"
" Presidenti nuk zgjidhet nga populli, por vendosin politikanët, por të zgjidhet Edi Rama se vetëm kjo gjë i ka ngelur pa bërë"
" Do ta bëja atë rol pse jo, është vendosur se kush do bëhet president, e ka vendos kjo partia në pushtet kush do të jetë presidenti"
" Nuk më intereson se njëlloj janë të gjithë"
" President të vihet një person që nuk vuan nga Edvinofobia se të gjithë e janë prekur nga kjo"
" Të vendoset një grua njëherë , provoni të vendosni një presidente besoj se nuk do të bëj kolapse"