"Jemi 5 deputetë të përjashtuar", Vokshi-Alibeajt: Bëj kërkesë në Kuvend që të cilësohemi pjesë e Grupit
Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur paraditen e sotme, para seancës plenare në Kuvend. Pritet që grupi të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajnë për negociatat me maxhorancën lidhur me konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri.
Por mbledhja është shoqëruar me debate mes deputetes Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeajt.
Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 depuetetët e përjashtuar, për tu cilësuar deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend.
Alibeaj: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.
Më 10 janar 2022 me vendim të kryesisë së PD me në krye Lulzim Bashën asokohe, u përjashtuan Sali Berisha, Flamur Noka, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho.
