Ju shkrumbua zyra në Lezhë, noteri Vasil Martini: Nuk kam asnjë konflikt, dëmi i riparueshëm
Zyra ku ushtron aktivitetin e tij noteri Vasil Martini është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës. Zjarri i rënë Brenda zyrës noteriale ka shkrumbuar të gjithë materialin Brenda saj, ndërsa noteri ka thënë se dëmi është i riparueshëm. Shkaqet e zjarrit paraprakisht dyshohet të jenë aksidentale.
Zyrat e noterit të njohur Vasil Martini në Lezhë, u shkrumbuan nga zjarri.
Flaket u shfaqen rreth orës 3: 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës, 20 prill, duke vënë në alarm banoret e pallatit ku ndodhi ngjarje pranë kryqëzimit semaforëve në rrugën "Luigj Gurakuqi", të cilët njoftuan menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.
Ndërhyrja e autoriteteve shmangu përhapjen e zjarrit në bizneset pranë noterisë.
Në lidhje me rastin policia nisi hetimet dhe nga këqyrja paraprake, administrimi i të dhënave si dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme në dokumente, por sipas vetë noterit çdo material është rikuperueshëm përmes pajisjeve teknologjike.
"I gjithë dokumentacioni i ndodhur në zyrën time është i ruajtur, është i siguruar dhe i rikuperueshëm në masën 100%. Unë nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person në qytetin e Lezhës. Unë kam asnjë debat në proces për asnjë procedurë të kryer apo të pa kryes me asnjë person", tha Martini.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ngjarje mund të jetë aksidentale nga ndonjë shkëndijë elektrike, pasi nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhunimi të objektit.
Gjithsesi do të jetë ekspertiza e specializuar e cila do të përcaktojë shkaqet e vërteta të këtij zjarri, në zyrat e noterit Vasil Martini i cili ushtron aktivitetin prej shumë vitesh në qytetin e Lezhës.
