Dhunohen varrezat në Patos
Varrezat ne Patos të Fierit janë dhunuar ndërsa është shembur muri rrethues dhe janë dëmtuar edhe disa varre. Zyrtarët e Bashkisë dyshojnë se ngjarja është e qëllimshme ndërsa qytetarët hedhin akuza për mungesën e rojes.
Varrezat publike në Patos të Fierit janë dhunuar gjatë orëve të natës duke u gdhirë e mërkura.
Murri rrethues i varrezave, dhe disa varrë janë gjetur të shembura në mëngjes.
Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike në Patos Artiol Hoxha thotë se janë disa biznese që mund tu interesojë mungesa e mureve rrethuese.
" Kjo pjesë e murit i cili ka rënë është bërë e re nga bashkia Patosit dhe ne me gjithë specialistët tanë mendojmë se kjo është e qëllimshme, por nuk është se e kemi gjetur atë që e ka bërë. Për këtë i kemi bërë një shkresë Drejtorisë të Përgjithshme Policisë së qarkut Fier".
Vetë qytetarët drejtojnë gishtin nga Bashkia pasi sipas tyre aty mungon roja.
" Ku është roja, ka roje, punojnë marrin para, pse nuk pyesin atë kush është përgjegjësi".
Zyrtarët e Bashkisë thonë se muri rrethues do të ribëhet, ndërsa Bashkia prej dy muajsh ka nisur një investim për muret rrethuese , rrugët e brendshme , dhe shkallët e varrezave.