Plumb në këmbë, dëshmia kontradiktore e të plagosurit në Shkodër: Autori me kapuç të zi
Autori i sulmit me armë ndaj 28 vjecarit Edis Reçaj në Shkodër mbetet në arrati, ndërsa motivet paqarta. I riu në dëshminë e parë ka thënë e autori ishte me kapuc, ndërsa policia ka dyshime se ata ishin bashkë para se të konfliktoheshin
Shkoder- Motivi që ktheu krismën e armës në Shkodër mbrëmjen e 19 prillit mbetet i paqartë, por ai që qëlloi thuhet se është identitikuar.
Një person është shpallur në kërkim si autor i plagosjes së 28 vjeçarit Edis Reçaj, por emri nuk bëhet i ditur.
Burimet thonë se ata ishin bashkë para sulmit me armë.
28 vjeçari me një plumb në këmbë, pasi ka dalë nga rreziku për jetën, ka deklaruar nga Spitali se nuk e di as kush dhe as pse e qëlluan.
"Një person i maskuar me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe pasi më plagosi në këmbë është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idene kush më qelloi pasi nuk ka konflikte me askënd"
Por hetuesit kanë dyshime se Edis Reçaj e njeh mirë njeriun që e plagosi dhe për shkak të kësaj njohje nuk ka dhënë detaje.
Arsyet e këtij qëndrimi sikurse dhe motivi i përplasjes që përfundoi me plumba mbeten nën hetim.
Edis Reçaj, u qëllua në lagjen “Perash” dhe me plumb në këmbë shkoi vete dhe kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal.
Për zbulimin e dinamikës, policia po përdor dëshmi dhe pamje të kamerave të sigurisë së vendosura në zonë.
