PD kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për energjinë
As bordet e monitorimit të karburanteve dhe ushqimeve dhe as sqarimet e qeverisë për reagimin e bursave mbi energjinë nuk ndikuan në uljen e çmimeve në Shqipëri.
Tashmë jo vetëm konsumatorët por edhe grupet e interesit kanë kërkuar reagimin e deputetëve për gjetjen e një zgjidhje.
Deputetja demokrate Sorina Koti përmes një deklarate për mediet kërkon një komision parlamentar.
“Jemi në kushtet ku çmimi i energjisë po rritet nga dita ditë”
Qëllimi sipas saj është përballimi i konsumit me prodhim brenda vendit.
Megjithatë Koti duket se ende nuk ka besimin e PD dhe të grupeve të tjera.
"Shpresoj që të gjejë mbështetjen e grupit parlamentar qoftë të PD-së por dhe grupeve të tjera parlamentare"
Prej nisjes së krizës ccmimi i karburanteve nuk ka njohur rënie, ndërsa qeveria parashikon rritjen e ccmimit për energjinë për familjet të cilat konsumojnë më shumë se 700 kw orë.