Hapen zarfet, deputetët socialistë propozojnë 67 emra për Presidentin e Ri

Hapen zarfet e dorëzuar nga deputetët socialist ku mbajnë emrat e propozuar për presidentin e ri të vendit.

Burime pranë RTV Ora bëjnë me dije se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Ditën e sotme në 15:00 kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të jetë në një takim me shoqërinë civile, ndërsa në orën 17:00 do të nisin dhe negociatat me 3 grupet parlamentare.

Takimi i parë ndërmjet tyre bëhet me ftesë të Partisë Socialite, por me një kusht, që të jenë kryetarë e grupeve parlamentare, duke përjashtuar në këtë mënyrë një dialog me Sali Berishën.

Por selia blu nuk ka gjetur dakordësinë për përfaqësuesin e saj në këtë tryezë, pasi komisioni i rithemelimit e ka kundërshtuar dialogimin me kushte të socialistëve. Por deri sa demokratët të gjejnë në zgjidhje, socialistët do të ulin në tryezë shoqërinë civile.

Raportimi i gazetares së RTV Ora, Fjorela Beleshi.