PD kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për energjinë

As bordet e monitorimit të karburanteve dhe ushqimeve dhe as sqarimet e qeverisë për reagimin e bursave mbi energjinë nuk ndikuan në uljen e çmimeve në Shqipëri tashmë jo vetëm konsumatorët por edhe grupet e interesit kanë kërkuar reagimin e deputetëve për gjetjen e një zgjidhje.

Deputetja demokrate Sorina koti përmes një deklarate për mediat kërkon një komision parlamentar.

" Për nisjen e ngritjes së një komisioni për energjinë dhe aksionin mbi klimën i cili do të ndihmojë në hartimin dhe legjislacionin përkatës".

Qëllimi sipas saj është përballimi i konsumit me prodhim brenda vendit.

"Jemi në kushte ku çmimet e energjisë po rriten nga dita në dite dhe çmimi i naftës dhe gazit gjithashtu, po ndjejmë një presion të madh nga sektori i biznesit, nga shoqëria civile, nga organizatat dhe nga partnerët ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje të cilat janë brenda territorit të Shqipërisë".

Megjithatë Koti duket se ende nuk ka besimin e PD-së dhe të grupeve të tjera.

"Ne filluam këtë nismën që shpresojmë që do të gjejmë mbështetjen qoftë të grupit parlamentar të PD-së por dhe të grupeve të tjera parlamentare".

Prej nisjes së krizës çmimi i karburanteve nuk ka njohur rënie, ndërsa qeveria parashikon rritjen e çmimit për energjinë për familjet të cilat konsumojnë më shumë se 700 kW/orë.