Shkodra vishet me petkun e bardhë të borës

Reshjet e dëborës u rikthyen në Alpe këtë të mërkurë, ndërsa rrebeshet e shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin.

Borë ne alpe,  shi e temperatura të ulëta.

Moti i keq ka përfshirë vendin .

Këto pamje vijnë nga zona e Thethit.

Trashësia e dëborës në rrugë atje ka arritur 30 centimetra.

Reshjet e dëborës u rikthyen edhe në zonën e Vermoshit.

Deri më tani nuk ka probleme dhe qarkullimi drejt zonave turistike në alpe kryhet pa probleme.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.

ARRSH thotë se u ka kërkuar firmave kontraktore ë marrin masa për të mos rrezikuar bllokimin e Thethit edhe në mes të pranverës.

Zonat e ulëta të Shkodrës ndërkohë u përfshinë nga stuhi shiu.

Për disa minuta qarkullimi u bë kaotik dhe lëvizja e këmbësorëve e vështirë për shkak të ujit që mbuloi disa nga rrugët e qytetit.

Kjo javë e tretë e Prillit pritet të mbyllet me mot të freskët e temperatura të ulëta.

Herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Efektet e dimrit, parashikohet të ikin në fundjavë.