Ky është Taulant Balla, polici i arrestuar me 2 automatikë në banesë

Ky është  Taulant Balla i cili u arrestua dje nga policia.

Nuk është kreu i grupit parlamentar të PS-së, por punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 që u arrestua pasi në banesë iu gjetën 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

“ Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime. Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.” – bëri me dije policia.

Atij iu kontrollua shtëpia me urdhër prokurorie.

Në drejtimin e prokurorisë ky arsenal armësh është dërguar në laboratorin e policisë kriminale për ti verifikuar nësë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Po ashtu hetusit po verifikojnë edhe vete efektivin e policisë që nga emerimi si punonjës policie nësë ka pasur shkelje apo kontakte me persona me element kriminal.