E mori peng dhe e dhunoi në pyllin e Krastës të riun, arrestohet 22-vjeçari nga Fushë-Kruja
Një 20-vjeçar është dhunuar në një zonë të pyllëzuar në Krastë.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar një 22-vjeçar nga Fushë-Kruja.
Pas njoftimit se 20-vjeçari ishte marrë me forcë, në automjet, nga një person ende i paidentifikuar blutë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.
Në kuadër të operacionit "Krasta" u arrestua D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Policia bën me dije: Ky shtetas kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka marrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.
