Kalon për gjykim dosja për Thoma Gëllçin, ish-drejtori i RTVSH kërkon gjykim të shkurtuar

Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi dhe të tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të ofertave.

Mësohet se ata kanë kërkuar që të gjykohen me gjykim të shkurtuar.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, dhe 3 vartësit e tij, u arrestuan më 8 tetor 2021 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

ata akuzohen për abuzim me tenderin për 'Rtsh Agro.’

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Bashkë me Thoma Gëllçin u arrestuan edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim.

Gëllçi akuzohet për "shpërdorim detyre" se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.