Unë president? Ilirjan Celibashi heq çdo dyshim: Nuk është ambicia ime

Tashmë ka nisur procedura për zgjedhjen e presidentit të ri. Deputetët socialist kanë dorëzuar zarfet me 3 emra si kandidatë të mundshëm për postin e kreut të shtetit, ndërkohë që sot pasdite socialistët do të nisin dhe negociatat me grupet parlamentare në Kuvend.

Po a do të ishte i gatshëm Ilirjan Celibashi të linte detyrën e kreut të KQZ-së dhe ta pranonte këtë post nëse do të propozohej?

Pyetjes së një gazetareje në konferencë për median Celibashi I tha se nuk kishte ambicie.

“Nuk është fare ambicia ime”