Futi 1.6 ton fruta kontrabandë në Kakavijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2022, 11:29
Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht dy shtetas ku njëri është kapur duke transportuar 1,6 ton fruta të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Ndërsa shtetasi tjetër me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë është proceduar penalisht pasi nuk ka ushtruar kontroll në këtë automjet.
Blutë e Gjirokastrës kanë proceduar penalisht shtetasin A. G., 48 vjeç, banues në Delvinë, pasi në vendin e quajtur "Ura e Lumit", është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin "Mercedes Benz", 1.6 ton pa deklaratë doganore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.