Biden telefonon sot aleatët, por nuk ka planifikuar vizitë në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2022, 07:59
Presidenti Joe Biden do të zhvillojë një telefonatë me aleatët amerikanë të martën, 19 prill për të diskutuar luftën, duke përfshirë planet për të izoluar më tej Rusinë, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti do të zhvillojë një video-telefonatë me aleatët dhe partnerët për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse si pjesë e koordinimit tonë të ngushtë”, thuhet në një deklaratë.
Shtëpia e Bardhë tha më herët të hënën se "nuk kishte plane" që Biden të udhëtonte në Kiev.
Një zyrtar i rangut të lartë, si sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mund të dërgohet në vend të tij.
