Putini i zemëruar me qëndrimin e Izraelit pro Ukrainës kërkon kontrollin e kishës së Jeruzalemit

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se i ka dërguar një letër kryeministrit izraelit Naftali Bennett të dielën, duke kërkuar që ai ti dorëzojë kontrollin e një kishe në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Kisha Aleksandër Nevskit , e njohur gjithashtu si Katedralja e Trinisë së Shenjtë, është një kishë ortodokse ruse, por jo aktualisht nën kontrollin e Kremlinit.

Në vitin 2020, Rusia arrestoi një grua të re izraelite, Naama Issachar, për posedim të kanabisit. 

Në këmbim të lirimit të saj, ish-kryeministri Benjamin Netanyahu premtoi të njihte kontrollin e qeverisë ruse mbi kishën Alexander Nevsky.

Mes zhgënjimit në rritje të Rusisë me Izraelin që lidhet me luftën në Ukrainë, Putini tani po e kërkon atë borxh.

Izraeli për javë të tëra mbajti një shkallë neutraliteti mbi luftën Rusi-Ukrainë. 

Por javën e kaluar, ministri i Jashtëm Yair Lapid iu bashkua korit të zërave botërorë që akuzonin Putinin dhe forcat e tij për krime lufte dhe madje gjenocid.

“Një vend i madh dhe i fuqishëm ka pushtuar një fqinj më të vogël pa asnjë justifikim. Edhe një herë, toka është lagur me gjakun e civilëve të pafajshëm,” tha Lapid teksa vizitoi Greqinë në fillim të këtij muaji.

 “Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte.”

Ministri i jashtëm përsëriti akuzat e tij ndërsa ishte në Rumani javën e kaluar.

Të dielën, Kremlini thirri Ambasadorin izraelit Alexander Ben Zvi për të sqaruar komentet e Lapid dhe për të akuzuar Izraelin se po përpiqet të shpërqendrojë nga konflikti i tij me palestinezët.

“Kishte një përpjekje të kamufluar keq për të përfituar nga situata në Ukrainë për të shkëputur vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga një prej konflikteve më të vjetra të pazgjidhura, ai palestinezo-izraelit”, pohoi Ministria e Jashtme ruse.

Çfarë është kisha Aleksandër Nevski dhe pse është kaq e rëndësishme?

Putini i zemëruar me qëndrimin e Izraelit pro Ukrainës

Oborri i Aleksandrit ndodhet ngjitur me Kishën e Varrit të Shenjtë në zemër të qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe përmban, midis strukturave të tjera, Kishën Alexander Nevsky.

Parcela e tokës me vendndodhje strategjike u ble në 1859 nga Car Aleksandri II. Pas Revolucionit Rus në 1917, dy organizata pretenduan pronësinë e tokës, Shoqëria Historike e Palestinës Ortodokse Perandorake dhe Shoqëria Palestineze Ortodokse Perandorake e quajtur pothuajse identike, kjo e fundit e lidhur me Kremlinin.

Për vite me radhë, qeveria ruse i ka kërkuar Izraelit që ta zgjidhë mosmarrëveshjen një herë e përgjithmonë duke zyrtarizuar pronësinë e Oborrit të Aleksandrit nga Shoqëria Ortodokse Perandorake Palestineze.