U arratis në Francë pas plagosjes së policit të Antidrogës, 4 vite burg për shqiptarin që grabiste argjendari
Një shqiptar i quajtur Xhemal Uka të akuzuar për një seri vjedhjesh të kryera nga fundi i dhjetorit 2020 deri në fillim të janarit 2021 në disa qytete franceze është dënuar nga Gjykata e Apelit në Caen.
Kjo gjykatë i ka lënë në fuqi dënimin me katër vite burg për shqiptarin Uka, pasi ky i fundit ishte dënuar në dhjetor 2021 nga Gjykata Penale e Caen-it, së bashku me një tjetër shqiptar.
Uka kishte mbërritur në Francë rreth fundit të vitit 2020 dhe kishte aplikuar për azil sepse kishte frikë për jetën e tij në Shqipëri sepse ka plagosur një polic në vitin 2015.
Ndërkohë, pas mbërritjet në shtetin francez ai ka nisur edhe vjedhjet në disa qytetet. Sipas vjedhjet kryheshin në orët e vona të pasdites ose herët në mbrëmje, në shtëpi që ishin të pabanuara.
Vjedhjet e tij përfshinin bizhuteri, ora, elektroshtëpiake vlera e të cilave konsiderohet se kapte një shifër prej 94,000 euro, bëjnë me dije mediet vendase.
Për më tepër, shqiptari dyshohet se ka shkuar edhe në një dyqan bizhuterish në Paris ku ka tentuar t’i shesë sendet që kishte vjedhur, por nuk i janë pranuar.
Plasoja e policit në Shqipëri
Ky person kur ishte vetëm 20 vjeç ka qenë i arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ka goditur me thikë një polic në dhjetor të vitin 2015.
Pas këtij veprimi Xhemal Uka është shprehur se ka pasur frikë nga familja e efektivit të cilën ka goditur me thikë, çka mendohet se e ka bër1% që të largohet edhe nga vendi.
Uka goditi Sami Gjyzeli, 56 vjeç, efektiv i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, i cili fatmirësisht u mbijetoi plagëve të marra.
