Banka Qendrore Ruse: Sanksionet kanë filluar të godasin ekonominë; Putin: Rubla në rimëkëmbje

Banka Qëndrore ruse duket se ka një përplasje me presidentin Vladimir Putin sa i takon situatës ekonomike të vendit.

Guvernatorja, Elvira Nabiullina, duke folur me Dumën, dha alarmin se "sanksionet do të kenë një ndikim më të fortë nga sa pritej".

Sipas Nabiullinas, periudha në të cilën ekonomia mund të jetojë me stoqe është e kufizuar dhe Banka Qendrore Ruse nuk do të përpiqet të ulë inflacionin me çdo kusht, sepse kjo do të kufizonte përshtatjen e ekonomisë me situatën e re të krijuar.

Nga ana tjetër Vladimir Putin u përpoq të qetësonte opinionin publik duke shpjeguar se ekonomia po stabilizohet, me rublën që u kthye në nivelet e paraluftës, dhe përsëriti se shpërthimi ekonomik i Perëndimit ka dështuar.

Sipas Guvernatores së Bankës ruse, vendi duhet të përballet me “ndryshime strukturore në ekonominë e tij në tremujorin e dytë dhe në fillim të të tretit” pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi pas konfliktit, duke ndryshuar “modelin e biznesit”. 

Por Putini përgjigjet se të njëjtat sanksione po shkaktojnë tashmë "një rënie të standardeve të jetesës" në vendet evropiane. 

Dhe ai rekomandon "përshpejtimin" e tranzicionit nga dollari në "rubla dhe monedha të tjera kombëtare" në transaksionet ndërkombëtare të Rusisë. 

 "Kufizimet e vendosura nga vendet armiqësore kundër Rusisë kanë ndikuar natyrisht në mundësitë e punëve të brendshme. Ato kanë komplikuar logjistikën e eksportit dhe furnizimet e importit, kanë krijuar pengesa në kryerjen e transaksioneve. Sipërmarrësit duhet të ndihmohen në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke përfshirë përshpejtimin e tranzicionit të tregtisë së jashtme në transaksione në rubla dhe monedha kombëtare të vendeve që janë partnerë të besueshëm biznesi" tha ai.