Po performonte shfaqjen e kryqëzimit të Jezusit, vdes 25-vjeçari

Një student ka humbur jetën ndërsa po perfomonte kryqëzimin e Jezus-it, ndërkohë publiku mendoi e gjitha ishte pjesë e rolit.

Sule Ambrose, 25 vjeç, po trajnohej për të qenë prift në seminarin e Universitetit Clariantian në Nekede, Nigeria juglindore.

Ambrozi mori pjesën e Simon Pjetrit, Dishepullit më të rëndësishëm të Jezusit, i veshur me një togë të gjatë të bardhë për shfaqjen e së Premtes së Mirë.

Dëshmitari okular Micheal Eluwa, tha për mediat e huaja: Fillimisht kur ndodhi menduam se ishte një shaka dhe se ishte pjesë e dramës. 

Kur ai nuk mund të ngrihej, atëherë ne e kuptuam se ishte një çështje serioze dhe ai u dërgua me urgjencë në një spital. Më vonë, kur rasti u përkeqësua, ai u dërgua në një Qendër Mjekësore dhe nuk arritur dot të mbijetonte.

Shkaku i vdekjes së Ambroz deri më tani nuk dihet.