Fund i lumtur/ Djali autik gjendet pothuajse tre vjet pas zhdukjes, e ëma: Nuk pushova kurrë së kërkuari
Connerjack Oswalt, një djalë 17-vjeçar autik, u zhduk gati tre vjet më parë nga shtëpia e tij në Kaliforni.
Policia e gjeti të shtunën e kaluar, gati 1300 kilometra larg shtëpisë, në shtetin e Utah. Familja e tij e pret me emocion në qytetin e Clearlake.
"Unë kurrë nuk ndalova së kërkuari atë," tha nëna e tij, Suzanne Flint.
Djali, tani 19 vjeç, u zhduk nga shtëpia e tij familjare në Clearlake, Shtetet e Bashkuara më 28 shtator 2019. Oficerët e policisë e gjetën të ftohtë jashtë një dyqani në Summit County, Utah, pas denoncimeve të disa qytetarëve që kishin vënë re një mënyrë tjetër komunikimi tek djali.
Sipas sherifit Justin Martinez, ai dukej sikur kishte fjetur në rrugë për rreth dy javë.
Familja e Connerjack e kishte kërkuar atë që kur ai u zhduk, madje i drejtoi kërkimet në qytetin e tij të lindjes, Idaho Falls.
Por lajmi i mirë i zbulimit ka ndodhur vetëm pak ditë më parë.
"Nuk pushova kurrë së kërkuari. Nuk ka pasur ditë që të mos e kërkoja disi"-tha nëna e prekur.

