Hajdutë të armatosur rëndë tentojnë grabitjen e një kompanie transporti, "luftë" me policinë (VIDEO)
Një grup kriminelësh me pushkë të fuqisë së lartë sulmuan një qytet në Parana, në shtetin jugor Parana të Brazilit të dielën vonë mbrëma, duke tentuar një grabitje të madhe, madje përfshinë edhe policinë në një shkëmbim zjarri.
Rreth 30 kriminelë kishin në shënjestër një kompani transporti automjetesh të blinduara dhe tre persona u plagosën, duke përfshirë dy oficerë policie, sipas një deklarate nga qeveria e shtetit Parana.
Kriminelët u larguan nga qyteti pa e përfunduar me sukses grabitjen.
“Operacioni i shpejtë dhe i guximshëm i ekipit tonë e frustroi sulmin,” citohet të ketë thënë në deklaratë guvernatori Carlos Massa Ratinho Junior.
“Forcat tona të sigurisë po ndjekin ata banditë për t'i dhënë një përgjigje të shpejtë popullatës.
Guarapuava, një qytet me 184,000 banorë, është afërsisht në gjysmë të rrugës midis kryeqytetit të shtetit Curitiba dhe kufirit të trefishtë të Brazilit, Paraguait dhe Argjentinës.

Grabitësit sulmuan një batalion policie dhe vunë një zjarr të madh në portën e tij në një përpjekje për të parandaluar reagimin e forcave të sigurisë.
Brazili ka qenë dëshmitar i disa grabitjeve të koordinuara mirë në vitet e fundit.
Sulmi më i fundit i tillë ndodhi gushtin e kaluar në Araçatuba, një qytet me përmasa të ngjashme në shtetin e Sao Paulos.
Pasi plaçkitën dy degë bankash, kriminelët në Araçatuba u larguan me pengje të kapur pas makinave të tyre për të penguar policinë që të qëllonte në autokolonën e arratisjes.