"Faza e dytë e luftës" Zelensky: Nisi beteja për Donbasin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se "beteja për Donbasin" ka nisur dhe është duke u zhvilluar në këto momente.

Komentet e tij pasojnë paralajmërimet nga zyrtarë të tjerë të lartë se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor të hënën.

“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive” tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë pasur një raport tjetër se Rusia ka shtuar sulmet e saj në Ukrainën lindore.

"Është ferr," tha Sergei Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhansk.

“Ofensiva ka filluar, ajo për të cilën po flasim prej javësh”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tha se luftimet ishin të vazhdueshme në qytetet Rubizhne dhe Popasna.