Inteligjenca ukrainase: Rusia kërcënon anëtarët e familjeve të rusëve që refuzojnë të luftojnë
Rusët që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë kërcënohen me hakmarrje ndaj anëtarëve të familjes së tyre: zbulon inteligjenca e Kievit.
Në një mesazh të postuar në Facebook, drejtoria e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi gjithashtu se një numër në rritje i ushtarëve rusë po refuzojnë të marrin pjesë në luftën kundër Ukrainës.
Në ushtrinë ruse vazhdon vala e refuzimeve për të marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës – thuhet në mesazh.
U konfirmua se në mesin e ushtarëve me kontratë në njësitë e Divizionit 150 të Motorizuar të Rrethit Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse, numri i refuzimeve arriti në 60-70% të personelit total.
Në të njëjtën kohë, oficerë të lartë të ushtrisë, duke përfshirë oficerë nga FSB (shërbimet e inteligjencës ruse) punojnë me ushtrinë që refuzon të shkojë në Ukrainë.
"Njerëzit binden të marrin pjesë në aksione sulmuese... Në rast refuzimi të përsëritur, kërcënohen me hakmarrje ndaj të afërmve të tyre”, thekson mesazhi.

