Gruaja denoncon shqiptarin për ngacmim seksual në autobus

Një grua që po udhëtonte me autobus në zonën e Artës në Greqi është tmerruar, nga një shqiptar i cili ka bërë veprime të turpshme ndaj saj. Mediat greke bëjnë me dije se një burrë që sipas tyre është shqiptar kishte hipur në të njëjtin autobus me gruan dhe ishte ulur në sediljen tjetër.

Më pas ai ka nisur ta ngacmojë seksualisht, veprime të cilat kanë bërë që gruaja të frikësohet.

Gruaja e shqetësuar dhe e tmerruar sapo ka mbërritur në destinacion ka denoncuar shqiptarin në polici duke përshkruar veprimet e pahijshme të tij.

Pas denoncimit të gruas, policia ka arritur të gjejë shqiptarin i cili akuzohet për fyerje të dinjitetit të tij seksual dhe shkelje të legjislacionit për të huajt, pasi ka rezultuar se ai ndodhej në mënyrë të paligjshme në Greqi.