Horror në New York: Nëna e dy fëmijëve gjendet e vdekur brenda një çante, po kërkohet për vrasësin

Një ngjarje e llahtarshme ka ndodhur në Nju Jork, ku një grua, nënë e dy fëmijëve, u vra dhe trupi i saj u fut në një çantë të gjetur pranë një parku në Queens.

Policia e ka cilësuar rastin si një mister të vërtetë dhe tashmë është në kërkim të vrasësit, të kapur nga kamerat e vëzhgimit teksa zvarriste çantën në rrugë pak orë para zbulimit.

Viktima, 51-vjeçarja Orsolya Gaalm, jetonte në një rezidencë të madhe të stilit Tudor dhe trupi u gjet të shtunën në mëngjes në Metropolitan Avenue pranë një parku nga një burrë që shëtiste dy qentë e tij.

“Ishte tronditëse”, tha dëshmitari Glenn Van Nostrand, duke shpjeguar se pa çantën e braktisur, e hapi për të zbuluar trupin e gjakosur dhe më pas thirri policinë.

Menjëherë pas kësaj, fqinjët panë policinë duke marrë në pranga djalin e viktimës 13-vjeçar, i cili u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë.

Ndërsa i biri tjetër, 17 vjeç po udhëtonte me babanë dhe bashkëshortin e viktimës në Portland, Oregon.

Siç rezultoi nga hetimet e para, 51-vjeçarja kishte dalë mbrëmjen e së premtes duke u kthyer në vilën e saj në Forest Hills rreth orës 23:00.

Ajo duket se i ka thënë 13-vjeçarit se do të shkonte në teatër ndërsa në vend të kësaj ajo duket se është takuar me një burrë.

New York Post raportoi gjithashtu se vrasësi i dërgoi burrit të gruas një mesazh: "E gjithë familja juaj do të jetë e radhës".

Rezultatet e autopsisë zbuluan për New York Post se gruaja u godit brutalisht rreth 60 herë. Orsolya Gaal u qëllua në arterien karotide dhe trake, por plagë me thikë u gjetën edhe në gishtat e saj.