Ukrainë, kryebashkiaku i Zaporizhzhias: Rusët kanë rrëmbyer djalin tim 16-vjeçar
Oleh Buriak thyen heshtjen 10 ditë pas zhdukjes së djalit të tij, i cili u mbajt peng në një postbllok ndërsa përpiqej të arratisej nga qyteti i Melitopol. “Më ndihmoni”, është apeli i tij drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
“Djali im 16-vjeçar u rrëmbye nga rusët”. Raporti shokues i kryebashkiakut të Zaporizhzhisë vjen 10 ditë pas ngjarjes.
Lajmi i fundit për djalin daton në datën 8 prill, kur dyshohet se u ndalua në një postbllok teksa po ikte nga Melitopol me persona të tjerë.
Ushtria e Moskës, pasi zbuloi se ishte djali i një administratori lokal e mori me vete.
“Më ndihmoni”, është apeli i dëshpëruar i babait drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
"I bëj thirrje komunitetit evropian, mbarë njerëzimit: më ndihmoni. Le ta dijë e gjithë bota se djali im është rrëmbyer".
Më këtë thirrje kryebashkiaku i Zaporizhzhia vendos të thyejë heshtjen pas disa ditësh përpjekjesh të kota për të gjetur të dashurin e tij, Vladin.
