Edhe rusët largohen...Olga Romanova emigroi në Izrael për shkak të luftës
Luftimet në Ukrainë sa vijnë dhe e bëjnë më të vështirë jetesën e qytetarëve në të dy vendet e përfshira në konflikt. Së fundmi një përkthyese ruse emigroi ne Izrael. Për të Rusia nuk është më një vend i denjë dhe qytetarët rusë sipas saj janë të mashtruar nga propaganda e qeverisë.
Konflikti i armatosur në Ukrainë, ka bërë që edhe rusët të braktisin vendin e tyre ashtu si ukrainasit.
Këtij rasti i përket edhe përkthyesja ruse,Olga Romanova, e cila ka shkuar në Izrael.
Ajo shprehet se jetesa në Rusi u bë e pamudnur, për shkak se humbi besimin te shteti.
"Sapo dëgjova lajmet rreth luftës, për mua ishte e qartë se duhet të largohesha. Rusia është një shtet ndryshe tani. Unë kam humbur shtetin tim praktikisht, unë kam humbur vendin tim".
Ajo tregon se Ukraina nuk e provokoi luftën, madje ndihet keq për faktin se ishin dy popuj me kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, deri në familje të miksuara.
"Rusia sapo nisi luftën me një shtet që nuk të ngacmon. Madje dhe nëse vendet e NATO-s do të sulmonin në territorin rus, sërish nuk do të ndihej e provokuar pasi Rusia ka aftësi të sundojë. Ka një ushtri të sofistikuar dhe kapacitete të mëdha ushtarake. Është për të ardhur keq. Ka familje në Ukrainë me prindër ruse."
Por Olga Romanova beson se populli i saj, i cili nuk reagon, është mashtruar nga Kremlini.
"Rusët kanë rënë pre e propagandës, e cila në të tilla raste është shumë efikase, ekstremisht efikase".
Që pas nisjes së luftës në Ukrainë në shumë qytete europiane u zhvilluan protesta për ndalimin e saj dhe vendosjen e paqes.
Edhe në Rusi ka pasur të tilla, megjithatë ka qytetarë që qëndrojnë indiferentë.
Pas valës së emigrimit në fillim të vitit ‘90-të, pas shumë kohësh ukrainasit dhe rusët po emigrojnë drejt Izraelit.
