Berisha dominon derbin kuqezi dhe “gozhdon” në stol portierin serb
Etrit Berisha del në skenë në derbin e shqiptarëve në Serie A. Portieri që shpesh herë ka parakaluar Strakoshën në hierarkinë e Kombëtares duke u përzgjedhur titullar nga Edoardo Reja, hoqi edhe dyshimet më të vogla të skeptikëve. Në ndeshjen Lazio-Torino të mbyllur 1-1, portieri nga Prishtina bëri një paraqitje të shkëlqyer duke vendosur dorezën e tij në suksesin e skuadrës “granata”.
Pas avantazhit të miqve ndoshta edhe për shkak të hezitimit të Strakoshës, Berisha u ngjit në skenë me disa pritje vendimtare duke shpaguar besimin e trajnerit Juric edhe pse në fundin e ndeshjes Immobile realizoi shumë pranë shyllës së dytë.
Gardiani kuqezi ka ulur në stol portierin e parë të Torinos, Milinkovic Savic dhe tashmë është njeriu simbol i Torinos së rilindur. Në krahun tjetër, Strakosha zhgënjen në një ndeshje vendimtare për Lazion, tashmë tërësisht jashtë betejës për një biletë në zonën Champions.
