Prokuroria e Elbasanit kërkon arrestim e 3 zyrtarëve të Urbanistikes, në pranga edhe biznesmeni

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e tre zyrtarëve të zyrës së Urbanistikes në këtë qytet.

Po ashtu arrestim është kërkuar edhe për një biznesmen dhe një qytetar që dyshohet se së bashku kanë ndërtuar pa leje përkatëse.

Kujtojmë se më herët gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre specialistët e zyrës së Urbanistikes në Bashkinë e Elbasanit po për akuzën e ndërtimeve pa leje.

Burimet bëjnë me dije se ndaj biznesmenit është dhënë urdhër arrest shtëpie.