Arrestohet manovratori i vinçit që përplasi 19 vjeçarin në Portin e Durrësit, pranga dhe përgjegjësit e kryemekanikut
Tre punonjës, mes tyre manovratori i vinçit është arrestuar për vdekjen në punë të 19 vjeçarit dje në portin e Durrësit.
I riu humbi jetën pasi vinçi i cili tërheq kontejnerët e përplasi duke i shkaktuar fraktura të shumta.
Të arrestuar janë Rendi Biçaku., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.
Nazmi Varaku64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë
Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Ata akuzohen për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë"
"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku" informon policia e Durrësit.