Hoxhë Rama: Agjërimi është vetëm në një ajet, përmbledhja që të fokusohesh për të

Në emisionin “Kjo është koha”  në RTV Ora, hoxhë Enis Rama u shpreh se për agjërimin flitet vetëm në një moment në Kur’an, në një ajet.

Ai tha se përmbledhja në një ajet është që të fokusohesh për agjërimin dhe se përfitimi i parë nga Kur’ani është që të përshtatemi me temat e tij.

Rama: Për agjërimin flitet vetëm në një moment në Kur’an, në një ajet, ndërsa për çështje të tjera flitet më shumë. Agjërimi është vetëm në një ajet. Prandaj përmbledhja në një ajet është që të fokusohesh për agjërimin.

Përfitojmë nga ajetet e agjërimit edhe në aspektin edukativ dhe moral, është një gjë e mangët, sepse duhet parë përtej kësaj. Njerëzit janë qenie kurioze dhe pyesin për gjëra që nuk janë të nevojshme. Përfitimi i parë nga Kur’ani është që të përshtatemi me temat e tij.