Detaje nga dëshmia e djalit të policit që i shpëtoi atentatit në Shijak
Orlando Paplekaj, djali i një efektivi policie I ka shpëtuar një atentati të ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak. Ora News zbulon detaje nga dëshmia e tij dhënë policisë.
Ai ka deklaruar se ishte ndjekur nga një makinë tjetër. Ka parë që kanë nxjerrë automatikun dhe e kanë qëlluar. Efektivëve u ka thënë se nuk ka arritur ti njohë autorët ndërkohë në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja.
Sipas policisë ka qenë ora 12:10, kur nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga Orlando Paplekaj.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.
Ora News sjell pamje nga vendi ku ndodhi atentati. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale.
Djali ishte me kamionçinë pasi shpërndante bombula gazi.
