"Vegla të Ramës", Bardhi i përgjigjet Nokës pas refuzimit të platformës për bashkimin e demokratëve
Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Flamur Noka deklaroi se zgjedhjet brenda PD-së për kryetarë të degëve nuk do të ndalen, ndërsa kjo kundërshtohet nga Alibeja në platformën e prezantuar për bashkimin e demokratëve.
Bardhi: Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER.
“Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo kërkojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha- Alibeaj kanë nga përballja me vullnetin e demokratëve. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund” tha Flamur Noka më herët.
Më herët reagoi edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se refuzimi i platformës së bashkimit nuk i shërben demokratëve.
Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER. ????
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 16, 2022
