Urimi i klerikëve për Pashkët: Të marrë fund korrupsioni. Ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme
Krerët e kishës katolike në vendin tonë kanë uruar të gjithë besimtarët të krishterë për Pashkën. Arqipeshku i Ipeshkvisë Tiranë-Durrës Imzot Arian Dodaj dhe President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Anxhelo Massafra teksa uruan besimtarët folën për korrupsionin si një plagë e thellë shoqërore.
Në mesazhin e tij për Pashkën, Arqipeshku i Ipeshkvisë Tiranë-Durrës Imzot Arian Dodaj e nisi me një mesazh për luftën në Ukrainë.
" Me miliona refugjatë të dëshpëruar që kanë braktisur vendin e tyre në vetëm pak javë përballë kësaj përvoje të këtij varri të pashpresë, edhe neve ndihemi si Maria Magdalena që në dëshpërimin e saj kërkonte zotin e ringjallur".
Dodaj foli edhe për korrupsionin si një plagë e thellë shoqërore.
"Korrupsioni është një pasojë e një zemre të trembur, të frikësuar, që fsheh kokën si një struc, nuk di të shoh të ardhmen për të gëzuar së bashku si një shoqëri e një popull."
Duke thënë se Pashkët janë festa më e madhe për të krishterët edhe President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Anxhelo Massafra.
Foli për korrupsionin ndërsa apeloi për ta hequr mllefin nga zemrat tona dhe dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me ryshfet , ndërsa theksoi nevojën për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm.
" Ne në vend që të ankohemi, gjithmonë ose të braktisim atdheun tonë të gjithë së bashku dhe secili prej nesh të veprojë në mënyrë që Shqipëria jonë të bëhet më e jetueshme. Shqipëria është në duart e të gjithëve"
Miliona besimtarë të krishterë në të gjithë botën do të festojnë Pashkën të dielën e 17 prillit.