Vdekja e punëtorit në Kashar, 3 të arrestuar

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kashar të Tiranës, policia ka arrestuar pronarin e godinës, si dhe ka shpallur në kërkim  administratorin si dhe drejtuesi teknik të objektit ku humbi jetën punëtori 58-vjeçar.

Ndaj të dyshuarve për ngjarjen janë ngritur akuzat për "Punësimi i paligjshëm", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë. Viktima mësohet se ishte i punësuar në mënyrë informale dhe aktiviteti zhvillohej pa sigurinë e nevojshme në punë.

Kjo është ndërtesa në të cilën humbi jetën në punë 58-vjeçari me iniciale F. N një ditë më parë në zonën e Kasharit në Tiranë.

Ai ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme nga administratori i një kompanie private që po kryente punimet në godinë.

Policia ka shpallur në kërkim adminstratorin Agim Arapi, 62 vjeç si dhe drejtuesin teknik shtetasin Ledion Arapi, 26 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Prokuroria i akuzon ata për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Punësimi i paligjshëm", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë

Ndërkohë në pranga ka përfunduar pronari i godinës Bardhyl Bacelli, 64 vjeç i cili akuzohet për Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".

Policia ka bërë të ditur se godina në fjalë nuk kishte leje për ndërtim ndërkohë që edhe punëtorët e nuk ishin të pajisur me kontrata si dhe me kushtet e nevojshme për sigurinë e jetës.