Delvinë, ortodoksët që agjërojnë Ramazanin

Muaji i Shenjtë i Ramazanit në të gjithë botën është muaji i sakrificës dhe lidhjes së besimtarëve myslimanë me fenë dhe zotin, ndërsa jo vetëm këta besimtarë po agjërojnë këtë muaj. Një histori krejt ndryshe dhe e veçantë vjen nga Delvina ku besimtarët ortodoksë agjërojnë Ramazanin.

Elsa është ortodokse por po agjëron muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Të shumtë janë besimtarët ortodoksë në Delvinë që po agjërojnë këtë vit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo thotë se këtë rit mysliman e ka marrë nga e bija e cila prej vitesh agjëron.

" Vajza ime iu fut kësaj rruge dhe mua më pëlqeu sepse nga kjo merrte anët pozitive të jetës, nuk kishte mundësi, domethënë futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra".

Thotë se ndihet mirë ndërsa do ta vijojë atë edhe gjatë Festës së Pashkëve.

" Vitin e parë e kisha pak të vështirë e ndieja sikur më mbushte diçka nga brenda sikur mi plotësonte të gjitha dëshirat dhe faktikisht mi ka plotësuar".

Myftiu i Delvinës shprehet se vitet e fundit është shtuar interesi për të agjëruar.

"Ka shumë njerëz kryesisht femra të besimit ortodoks dhe të krishterë të feve tjera, të cilët ka prej tyre që agjërojnë të gjithë muajin e Ramazanit, kam disa në lagjen time,fqinj të mi, gra ortodokse që agjërojnë muajin e Ramazanit të gjithin."

Për shëndetin dhe pak më shumë mirëqenie kjo është lutja e delvinjotëve gjatë ditëve të shenjta.

" Të kenë sa më shumë mirësi dhe begati të gjithë banorët e Delvinës, të hapen sa më shumë vende pune dhe të ketë mirëqenie".