Alibeaj prezanton platformën e bashkimit demokrat. E mbështet Basha dhe 31 deputetë PD

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj prezanton platformën për atë që do të çojë në bashkimin e demokratëve. Në një konferencë për median Alibeaj tha se kjo platformë parimesh për bashkimin e demokratëve është propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e grupit parlamentar dhe lexoi emrat.

Po a është kjo platform produkt i ambasadës amerikane?

Alibeaj pranoi se ka takuar ambasadoren amerikane Yuri Kim por nënvizoi se autorësia e kësaj platforme është e deputetëve të PD-së,anëtarë të grupit parlamentar. Autorësia është e të gjithë demokratëve të përfaqësuar nga deputetët anëtarë të grupit parlamentar të votuar më 25 prill 2021.

Deputetët që e mbështesin

1. AGRON GJEKMARKAJ 
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU 
5. BLEDJON NALLBATI 
6. DASHNOR SULA 
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA 
14. FLUTURA AÇKA 
15. GAZMENT BARDHI 
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI 
19. JORIDA TABAKU 
20. KASTRIOT PIROLI
22. KRESHNIK ÇOLLAKU 
23. LEFTER GËSHTENJA 
24. LINDITA METALIAJ 
25. LULZIM BASHA
26. MERITA BAKIU
27. ORJOLA PAMPURI 
28. RAMADAN LIKAJ
29. SAIMIR KORRESHI 
30. SELADIN JAKUPLLARI
31. ZEF HILA
32. ZHENI GJERGJI

Platforma e parimeve për bashkimin e demokratëve e prezantuar nga Alibeaj
 
1. Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga cdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.
  
2. Çdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, në funksion të frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes, duhet të anullohen dhe të shtyhen në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.
 
3. Grupi Parlamentar duhet të ngrejë një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e proceseve të zgjedhjeve dhe organizimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posacme të Grupit Parlamentar. Vendimet e grupit të punës merren me konsensus.
 
4. Grupi i Punës i ngritur nga GPPD të përcaktojë strukturat zbatuese të këtij plani bashkimi. Në nivel dege procesi realizohet nga grupe pune të përbashkëta të ngritura dhe monitoruara nga GPPD, që funksionojnë me analogji me Grupin e Punës sipas pikës 3. Detyrat e secilit grup, në nivel dege apo grupseksioni, realizohen sipas këtyre hapave konsekutivë:
 
Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Duhet të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.
 
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, cështja zgjidhet nga GPPD.
 
5. Grupi Parlamentar duhet të ngrejë grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.
 
Aplikimi i parimeve të mësipërme në vlerësimin e të gjithë ne deputetëve të Grupit Parlamentar të PD sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit të demokratëve, që është interesi i vetëm politik dhe elektoral i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 
Propozim shtese ndaj bazes se kesaj platforme

Kolegët Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, etj., kishin propozim shtesë që në qëndrim të specifikohej se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të kandidojnë për pozicionin e kryetarit të Partisë.

b) Kolegët Alfred Rushaj, Fatjon Veizaj, etj. kishin disa komente që kishin të bënin me përcaktimin e kritereve të qarta për zgjedhjen e kryetarit të partisë apo komente të tjera shtesë.

c) Kishte edhe disa kolegë që kërkonin që të specifikohej që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar, apo dy kolegë të tjerë që kërkonin të specifikohej që Sali Berisha duhet të kthehej në Grupin Parlamentar.

Aliebaj beri apel kolegëve të tjerë deputetë që të mbështesin këtë qëndrim, në emër të demokratëve të sakrificave, në emër të bashkimit të Partisë Demokratike, në emër të interesit të demokratëve.