Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 08:07
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 15ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jenë deri në 3 ballë.