Ju flet Moska - Lista e zezë s'mbulon dot të vërtetën lakuriqe se SHBA po vjedh Shqipërinë

Lista e zezë s'mbulon dot të vërtetën lakuriqe se SHBA po vjedh Shqipërinë, kjo ishte tema e kësaj të premteje në “ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: SHBA janë një perandori dhe si të gjitha perandoritë sigurojnë mirëqenien e tyre, lartësojnë atë pasurinë e tyre duke marrë në një mënyrë apo në një tjetër edhe pjesë nga pasuria e vendeve që i kanë nënë varësinë e  tyre. Shqipëria ka hyrë vonë në perandorinë amerikane, pas vitit 1990 dhe të gjitha këto që thuheshin nëpër botë për republikat e bananeve, domethënë që amerikanët marrin nga pasuria e vendeve të tjera, ne na dukeshin si propagandë komuniste.

E thoshin dhe komunistët këtë gjë, sovjetikët etj. Është në mënyrën e sjelljes së perandorive kjo, çdo perandori e bënë këtë. Perandoria amerikane ka një veçanti që pas Luftës së Dytë Botërore dhe që nga vitet '70 erdhi duke e larguar prodhimin industrial.

Kaloi në atë që quhet shoqëri e shërbimeve. Arriti puna sa kur ra pandemia nuk kishte maska, u detyrua presidenti i Amerikës të merrte në telefon Presidentin e Kinës të siguronte maska. Një perandori që nuk prodhon, por bazohet mbi monedhën e saj letër që është bërë monedhë botërore ka nevojë të marrë në një mënyrë apo në një tjetër nga pasuria e vendeve të tjera. Sado e vogël është Shqipëria merret diçka, merret shumë madje.

Në Shqipëri njerëzit thonë nuk ka investime amerikane. Në të vërtetë amerikanët kanë investuar shumë këto 30 vjet, kanë investuar në njerëz. I kanë dhënë pushtet dhe pastaj këta si shpërblim duhet t'i lehtësonin amerikanëve punën për të vjedhur Shqipërinë. Këta individë fillojnë që nga Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Bamir Topi, Lulzim Basha, Edi Rama, Erion Veliaj, Rexhep Medani, të gjithë këta që kanë pasur pushtet që nga viti '90.

Çdo gjë që është bërë në Shqipëri shpërdorim detyre, të gjitha vjedhjet që ka bërë klasa politike në Shqipëri janë bërë nën mbikëqyrjen e rreptë dhe të vëmendshme të amerikanëve. Amerikanët sa herë bëjnë një skemë vjedhjeje, sajojnë një projekt të madh për ta mbuluar.

Ndiqni analizën e plotë të Kastriot Myftaraj