​E pazakontë! Politikani anti-mysliman djeg Kuranin, në muajin e shenjtë të Ramazanit

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Suedi, ku një politikan anti-mysliman ka djegur publikisht librin e shenjtë, Kuranin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Rasmus Paludan, ka djegur librin e shenjtë ditën e djeshme ndërsa video është bërë virale në rrjetet sociale, ku ka marrë një 'lumë' komentesh.

E gjithë ngjarja u shoqërua me trazira pasi policia kishte rrethuar dhe mbronte politikanin nga turmat që ishin revoltuar nga veprimi i tij.

Qytetarët janë përplasur me policinë, ku për pasojë tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TRT World (@trtworld)

"Gjendja ka qenë e agravuar dhe ka pasur sulme kundër policisë në vendngjarje," tha zëdhënësi i policisë Asa Willsund, duke shtuar se gjërat ishin qetësuar pasi policia ishte tërhequr.