Berisha përshëndet raportin e DASH: Ishte një radiografi e qeverisë, trajtonte problemet madhore të vendit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Komisionit e Rithemelimit, tha se raporti ishte një radiografi e plotë e qeverisë.

Sipas tij raport ka trajtuar në mënyrë objektive, problemet madhore të këtij vendi, duke nisur që nga të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe afera e incineratorëve. 

Sali Berisha: Vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive, problemet madhore të këtij vendi. Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie, në rrafshin e të drejtave të njerut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit. E gjej si dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të parë gjendjen në vend. Pasqyronte problematikën e madhe të incineratorëve. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor. Nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur. 

Ishte një raport të cilën e përshëndes përzemërsisht dhe më vjen shumë mirë se rënditeshin të gjitha çështjet. Ishte një radiografi e plotë e regjimit të sotëm.