Rama “tallet” me raportin e DASH: Paska plasur peshku, copy–paste i vitit të kaluar
Raporti i së martës, 12 prill i DASH nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale Rama shprehet se raporti i DASH është copy-paste i vitit të kaluar.
Ai u shpreh se "Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit"
DASH tha dje në raportin e tij se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri në vitin 2021 ishin problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vettingut, kufizimet e l risë së shprehjes dhe të shtypit dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale.
Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit????
— Edi Rama (@ediramaal) April 13, 2022
