Ju flet Moska-Baton Haxhiu, një shantazhues që përdor dy dosje të dhëna nga Stanishici

Baton Haxhiu, një shantazhues që përdor dy dosje të dhëna nga Stanishici ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Baton Haxhiu është një njeri shumë pranë Edi Ramës dhe i jepet 15 mijë euro si shef marketingu në tregun e gënjeshtrave politike.  

Edi Rama i di shumë mirë se nuk e beson njeri Batonin në Shqipëri dhe prandaj nuk i duhet, dhe as emisioni i tij, por duke u thënë këtyre pronave të medias t’i japin rrogë batonit, i bën nder Vuçiçit.

Batoni është kompremtuar shumë me shërbimet e fshehta serbe dhe duhet të ishte arratisur, por ai rri me logjikën se nuk kanë çfarë i bëjnë.

Batoni ka dalë me dëshmi që ka qenë në shërbim të kryeshefit të Shërbimit të Fshehtë serb në kohën e Mollosheviçit, Stanishic.

Batoni ka qenë ndërmjetës mes Bakallit dhe Stanishicit në vitin 1997 dhe për këtë gjë Bakalli ka dëshmuar në gjykatën e Hagës në gjyqin e Millosheviçit.

Batoni e mori Ballaknin e çoi në Brezovicë dhe aty e priti Shtanishici dhe biseduan aty. Sikurse dëshmon Ballkani, serbët i thanë që ka një plan shteti serb për një operacion të Tokës së Djegur për të shkatërruar e zhdukur 700 vendbanime në Kosovë dhe të dëbohej ose të vritej popullsia.