Bylkbashi: Alibeaj qëndrim përçarës në PD, sipas statutit s’është kryetar i grupit parlamentar
Deputeti Oerd Bylykbashi, thotë se ankimimi që është dërguar në Gjykatë për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk zhbën vendimin që ka dhënë Gjykata.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Bylykbashi, u shpreh se procesi i bashkimit në PD, po ndodh më shpejt se sa pritej.
Oerd Bylykbashi: Ankimi nuk zhbën vendimin e Gjykatës deri sat ë ketë një vendim tjetër. Ankimi nuk privon që kanë të drejtë ata që ankohen. Komisioni i Rithemelimit është organi më i lartë që drejton punën e PD në këtë moment. Po bëjmë çmos që PD të bashkohet. Ftesa është e hapur për këdo. Vota është procesi më i mirë pro-bashkues. Sigurisht do bëjmë përpjekje që të jetë një procesi i ndershëm. Procesi i Bashkimit po ndodh. Po ndodh me një shpejtësi më të madhe se sa duket.
Ai ka lëshuar akuza drej grupit mbështetës të Lulzim Bashës, duke thënë se synimi i tyre është të mbajnë PD të përçarë.
Për Enkelejd Alibejn, Bylykbashi tha se ky i fundit po mban të njëjtin qëndrim si Basha, ndërsa shton se bazuar në statut ai nuk është kryetar i grupit parlamentar.
Oerd Bylykbashi: Ka dhe një grup që udhëheq një përpjekje për ta mbajtur të përçarë të PD. Alibeaj përsërit të njëjtin qëndrim të Bashës. Qëndrimet e tij janë përçarëse, kanë qenë diskriminuese në mënyrën e drejtimit të grupit parlamentar. Në spektin statutor, duke qenë se nuk është as nënkryetar i PD, dhe statute kërkon që kryetari u grupit parlamentar të jetë një nga nënkryetarët, nuk mund të jetë as kryetari i grupit parlamentar. Statuti I 11 dhjetorit, i hoqi pushtetin kryetarit dhe ia ktheu organeve kolegjiale, Këshillit Kombëtar, dhe kryetari do të jetë një ekzekutues i vendimeve të tyre. Po përpiqemi që ky proces që po shkon drejt 30 prillit, Kuvendit të PD, të ketë hapësirat më të mëdha gjithëpërfshirëse për anëtarin e thjesht, apo drejtuesit lokal. Grupi i deputetëve ka rolin e tij përfaqësues në parlament.
Përgatiti Anila Kolgjini.
