Dastit Miluka çel në Bruksel ekspozitën e “Ëndrrave”, ja çfarë e frymëzoi piktorin

Dastid Miluka i cilësuar si piktori i ëndrrave pasi sjell me stilin e tij “onirik”, është një ndër artistët shqiptar i cili ka spikatur edhe jashtë vendit. Ai  punon dhe jeton prej vitit 2003 në Bruksel.

Dastid u diplomua në Universitetin e Arteve, për skenografi dhe kostumografi. Artisti ka sjellë për publikun një ndërthurje personazhesh reale me fantazinë e hapësirës dhe ngjyrave. I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” piktori Dastid Miluka na rrëfeu për ekspozitën me 82 punime që ka zhvilluar së fundmi në vendin ku ai jeton, pra në Bruksel.

Duke qenë se stili i tij ka të bëjë me ëndrrën dhe fantazinë ky projekt është pritur më së miri edhe nga adhuruesit e artit të tij.

Dastid Miluka na rrëfeu se “Mënyra që unë kam përdorur në këto piktura janë ngjyrat dhe mesazhet që përcillen aty nëpër piktura të cilat kanë të bëjnë me dashurinë, marrëdhënien midis njerëzve etj”.

Kjo është gjithë qëllimi i kësaj ekspozite, pra që të përcillte dhe mesazhe, të shkonte përtej tablos. Në momentin që kur ai vendoste që të bënte pikturat e tij  sigurohej që aty të përcillte një lloj fantazie dhe që emri i kësaj ekspozite të merrte kështu një kuptim.

Ajo që e ka frymëzuar Dastidin për këtë ekspozitë është jeta e përditshme ajo më të cilën njerëzit përballen çdo ditë dhe një shkrimtar japonez i quajtur Haruki Murakami. Piktori i frymëzuar prej këtij shkrimtari, së bashku me Flutura Açka i kanë përkthyer këto vepra duke e risjellë letërsinë e Murakamit në pikturë dhe duke shprehur kështu fantazinë që shkruhej brenda librave të tij.

Një tjetër fakt interesant ështw se edhe kostumet folklorike shqiptare janë një frymëzim për piktorin Dastik Miluka.

Dastis Miluka u shpreh se “Pikturat që kanë të bëjnë me kostumet tradicionale shqiptare unë i pikturoj kur jam shumë i lumtur sepse detajet që ato kanë janë aq të veçanta dhe një pasuri e pashtershme e kombit tonë”.

Ajo që do ta risillte Dastid Milukën në Shqipëri është nostalgjia që ai ka për vendin e tij të lindjes.