Drama e refugjatëve nga Lindja e Mesme në një ekspozitë

Janë fytyrat e refugjatëve që kanë ardhur nga Lindja e Mesme në vendin tonë.

Këto janë veshjet e një prej emigrantëve që ka lënë Sirinë e shkatërruar nga luftrat që nuk kanë fund dhe i është drejtuar Europës për një jetë më të mirë.

Përmes objektivit të aparatit të tij, fotografi Renuar Locaj ka dokumentuar portretet e refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri.

Për Derand Krasniqi, punonjës i mbrojtjes së refugjatëve në UNHCR këto fotografi nuk dokumentojnë vetëm portretet e refugjatëve por jetën e tyre dhe dramën që po përjetojnë mijëra njerëz në mbarë botën.

Ipeshkvi, Giovanni Peragine, tregon se këto fotografi janë një mesazh që jetësohet edhe sot.

"Fenomeni i emigracionit na prek edhe sot, na prek të gjithëve. Të gjithë duhet të ndihemi përgjegjës për çfarë ka ndodhur."

Ekspozita me fotografitë e refugjatëve do të jetë e hapur për 10 ditë në Bibliotekën e qytetit të Korçës.