A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka konsideruar si gjenocid atë që ndodhi në Bucha ku të paktën 500 njerëz janë gjetur të vdekur pas largimit të trupave ruse nga vendi.

Gjenocidi shihet gjerësisht si krimi më i rëndë kundër njerëzimit dhe përkufizohet si një shfarosje masive e njerëzve.

Ndërkaq, kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki është shprehur se vrasjet në Bucha dhe qytete të tjera pranë kryeqytetit Kiev “duhet të quhen akte gjenocidi dhe të trajtohen si të tilla”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se sulmet ndaj civilëve në Bucha nuk “duken shumë larg gjenocidit”.

Presidenti Zelensky vizitoi Buchan dhe thotë se çfarë ndodhi atje është gjenocid.

Sakaq, Joe Biden ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e akteve të ‘gjenocidit’ në Ukrainë dhe tha se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqej të fshihet atë që kishte ndodhur.

Por shumë vende nuk e përdorin fjalën ‘gjenocid’ për të përshkruar atë që po ndodh në Ukrainë, shkruan BBC. 

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ai heziton të përdorë termin dhe paralajmëroi kundër një “përshkallëzimi të retorikës”.

Por ekspertë të tjerë në fushën e gjenocidit thonë se është shumë herët për të përcaktuar mizoritë ruse në atë kategori.