Gruaja “Pa Zë”, shfaqja më  e re në skenë nga regjisorja Klaudia Piroli

 “PA ZË” është shfaqja më e re e trupës së teatrit, e cila do të sjellë një pasqyrë të plotë të realitetit ku përballet gruaja në Shqipëri, dhe jo vetëm konflikti me botën jashtë por edhe me kultivimin e moralit te brezat që vijnë.

“Mendoj se ne gratë, femrat, këtu në vendin tonë, janë të pazëshme. Si ajo gruaja që jeton në periferi si ajo gruaja që jeton këtu në Tiranë.  Kanë trajtuar shumë marrëdhënien nën bijë dhe se si nëna ndikon te vajza. Se si nëna e ushqen vajzën pa vetëdije me norma dhe me rregulla. “ tha Klaudia Piroli.

E shkruajtur nga autore të mirënjohura dhe e luajtur mjeshtërisht duke sjellë të shkuarën dhe të tashmen.

“Sepse besoj se çdo grua që lexon këtë tekst e gjen veten."

“I flet vajzave”

E me zërin e aktoreve merr zë vetë gruaja.

‘Ajo del aty dhe thotë shumë gjëra për të gjitha ne.”

Vepra trajton një dimension të veçantë të personalitetit të femrës. Është një vepër  e cila është shkruar me shumë ndjeshmëri dhe emocion.

Regjia do të jetë nën drejtimin e Klaudia Pirolit, e shfaqja do të marrë jetë nga Enisa Hysa dhe Vlera Pylla.