Margarita Xhepa nuk ndalet, aktorja e madhe promovon filmin e ri, lajmëron projekte të tjera

Mosha nuk e pengon aktoren e madhe shqiptare Margarita Xhepa që të vijojë të marrë pjesë në projekte të shumta filmike. Nga vendlinja e saj në Lushnje, aktorja 88-vjeçare tha se dikur kemi qenë të varfër por më të dashur sesa sot.

"Vendlindja është brenda qënies tënde, prindërit e mi janë këtu, kemi qenë të varfër por të dashur”.

 Kështu shprehet aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa, nga Lushnja.

Ajo u rikthye në vendlindjen e saj për të promovuar filmin e fundit ku ka luajtur “Bolero Ne vilen e Pleqve”, por edhe për të festuar 88-vjetorin e ditëlindjes. 

"Do xhiroj dhe një rol në të ardhmen, nuk më ka munguar ekrani. Për teatrin kam pasur jo pamundësi shëndetësore, nuk qëndroj dot akoma për shkak të dy operacioneve".

Regjisori dhe skenaristi i këtij filmi Spartak Pecani, shprehet i lumtur për çmimet e marra në  vende të ndryshme të  botës, duke veçuar rolin e artistëve Margarita Xhepa dhe Robert Ndrenikës.

Filmi “Bolero në vilën e pleqve” është me subjekt sipas romanit të shkrimtarit Fatos Kongoli.

Ai trajton plagën e shoqërisë shqiptare, ku pleqtë qëndrojnë vetëm në shtëpi edhe pse nuk kanë fëmijët e tyre.