“Shape of you” E tëra e Ed Sheeran

“Shape of you” E tëra e Ed Sheeran
Kantautori britanik Ed Sheeran ka fituar betejën në Gjykatën e Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017 “Shape of You”. Një gjykatës hodhi poshtë pretendimet e këngëtarit Sami Chokri se kënga ishte plagjiaturë me versionin e “Oh Why” të vitit 2015.

Kantautori britanik Ed Sheeran ka fituar betejën në Gjykatën e Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017 “Shape of You”. Një gjykatës hodhi poshtë pretendimet e këngëtarit Sami Chokri se kënga ishte plagjiaturë me versionin “Oh Why” të vitit 2015. Chokri, një artist që performon me emrin Sami Switch, kishte pohuar se ngjashmëritë e dy këngëve ishin në refren.
Sheeran, gjatë dëshmisë, tha se nuk i kujtohej të kishte dëgjuar këngën “Oh why” përpara çështjes ligjore.

“Shape of You” ishte kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017 dhe është kënga më e transmetuar ndonjëherë nga Spotify. Ajo u shkrua me bashkëpunëtorët e Sheeran, John McDaid të Snow Patrol dhe producentin Steven McCutcheon, të cilët gjithashtu mohuan akuzat për kopjim.

Gjatë dëshmisë, kantautori mohoi se "huazon" ide nga kompozitorë të panjohur, duke këmbëngulur se ai ka promovuar në të shkuarën njerëz që kontribuojnë në punën e tij.

Muzikologët të thirrur nga të dyja palët për të argumentuar çështjen, dhanë pikëpamje të kundërta. Njëra palë tha se këngët ishin "të ndryshme" ndërsa tjetra argumentoi se ato përmbanin "ngjashmëri të konsiderueshme".

Procedurat ligjore u nisën në vitin 2018 dhe rezultuan në një gjyq 11-ditor në Londër.